Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

02 Dhjetor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për shkak të veprës penale “Tentim dhunimi”. Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabanimi me migrantë”.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Tentim dhunimi”.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) prej tyre janë ndaluar për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe dy (2) të tjerë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 /////////

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

////////

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

///////