Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 01 Dhjetor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprës penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale, me vendim të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit është ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit një (1) person për veprat penale “Shantazh” dhe “Ngacmim”.

 3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, dy (2) persona, të dyshuar se në bashkëryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore Pejë

                              ////////

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

                             ///////

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 ///////

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

///////

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.