Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

04 Tetor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e pesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetë e gjashtë (76) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e dy (22) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dyzet e pesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndalara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, të përfshirë në një rast, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në raste të ndara dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

 1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                           ////////////

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i Rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Ndërsa Departamenti për të Mitur me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Dhuna në Familje”,

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale  “Mashtrimi”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për këto vepra penale:

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale, “Vjedhja e Shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale, “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit ”,

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ,me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Fajdeja”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë

                           ///////////

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndalara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, të përfshir në një rast, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulimi me prova”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale”Vjedhja”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona në tri raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”nga neni 402 të KPRK-së dhe një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës “Lëndimi i lehtë trupor “nga neni 185 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.