03 Tetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e pesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetë e katër (84) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dyzet e shtatë (47) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktim paraburgimi për tre (3) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
////////////
2. Prokuroria Themelore në Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Vrasje e Rënd në tentativë”,
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, “Vjedhja e Shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
3. Prokuroria Themelore në Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ,me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (6) persona të dyshuar. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një (1) person për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja”, si dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur) për shkak të veprës penale “Tentim dhunimi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) të mituri, për veprën penale “Tentim dhunimi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
4. Prokuroria Themelore në Pejë:
Ndalimet e persnave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar armëve”.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.
5. Prokuroria Themelore në Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, si dhe tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“, si dhe dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.