Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Aktakuzë për grabitje

Prizren, 22 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Sipas aktakuzës, me datë 10.06.2024, në orën 23:24 në Rr. ‘’Zara’’ në Prizren, me përdorim të forcës, sulmon jetën apo trupin e personit tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që derisa viktima F.K., ishte duke ecur përgjatë rrugës në fjalë, i njejti në mënyrë dinake i vihet nga pas dhe në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme e godet viktimën me grusht në anën e djathtë të kokës – fytyrës së saj, e cila menjëherë mbetet pa ndjenja – e alivanosur në tokë, me ç’rast i njejti shfrytëzon momentin e volitshëm ashtu që përvetëson telefonin dhe çantën e saj dhe largohet në shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar viktimës F.K., dëm pasuror dhe lëndime të lehta trupore – të konstatuara sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.