Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 Gusht 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ / / / / / / / /
Ndalimet / 2 1 7       2 3 / 15
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 2 – 2 2 – 2 / / 2 – 3 / / 6 – 7
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                          //////////

 2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPKR-së.

Kërkesat për caktim të praburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuar për kryerje të veprave penale. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Kanosje”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhje” , një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Nxitja e urrejtës apo mos durimit”.

5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të veprës”Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor”,”Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

                                /////////

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 /////////