Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 Gusht 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, si dhe dy (2) kërkesa për caktim të masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar katër (4) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka paraqitur një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ / / / / / / / /
Ndalimet / 5 3       / 4 2 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 4 – 5 2 – 2 / 1 – 1 1 – 3 / 1 – 1 9 – 12
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                          //////////

 2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga ky departament, në dy raste ndaras, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” , si dhe një (1) kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për  veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

        ////////

 5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor”,”Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

                                 ////////

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar  një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën  penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” ndërsa,  një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale ““Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.