Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prizren, 17 Gusht 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjet e nëntë (39) aktakuza kundër dyzet e pesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë parashtruar pesëmbëdhjetë (15) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre (3) persons në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1 – 1 11 – 12 5 – 9 / 4 – 4 10 – 10 1 – 1 7 – 8 39 – 45
Ndalimet / 5 1 1       1 3 1 4 16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 7 – 8 1 – 1 1 – 1 2 – 2 / 1 – 1 3 – 4 15 – 17
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 par.1 të KPRK-së

 2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrimi” dhe tre (3) persona, në dy raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” , tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Ngacmimi”.

 7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprve penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” .

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas KPRK-së. Kurse, një (1) kërkesë tjetër është parashtruar ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.