Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 01 Korrik 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ / / / / / / / /
Ndalimet / 7 3 /       1 / / / 11
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ / / / / /          / 1 – 1 1 – 1
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / /        / / /

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                         ///////////

2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe dy (2) persona për veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) persona, në raste të ndryshme, për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

                               ///////////

5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

                              ///////////

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

//////////

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktim të praburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.