Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Prizren, 30 shtator 2022 – Është mbajtur takimi i rregullt i mekanizmit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha dhe mbështetur nga Ambasada e ShBA-ve, ishin të pranishëm përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Prizren, Policia e Kosovës për Regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Gjykata Themelore në Prizren, Qendra për Punë Sociale, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale si dhe përfaqësues nga Ambasada e ShBA-ve.

Prokurorja znj. Mehreme Hoxha, theksoi se në periudhën janar – gusht 2022, Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar 244 raste të dhunës në familje.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të ktyre rasteve, dhe u potencua se rastet e dhunës në familje janë rastet më të vështira për trajtim, andaj, u kërkua që hartimi i kallëzimeve penale të bëhet në mënyrë sa më profesionale dhe veqanërisht të bëhet vlerësimi i rrezikut për viktimën, në mënyrë që të ndërmerren masa adekuate për mbrojtje të viktimave tek këto raste, të parapara si në Procedurat standarde të veprimit.

Po ashtu, u ritheksua nevoja e ngritjes së kapaciteteve, sa i përket rritjes së numrit të stafit (në polici) për trajtimin e këtyre rasteve, pajisja me mjete të teknologjisë, evidentimi i të gjitha raseve të dhunës në familje, po ashtu në data bazën  e rasteve të dhunës në familje të evidentohen të gjitha rastet nga të gjithë akterët e mekanizmit, në mënyrë që rastet e dhunës në familje të trajtohen me efikasitet të plotë.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin për trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje.