Prizren, 03 tetor 2022
E nderuara familje Hasani,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, avokatit Rexhep Hasani.
Më lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju si familje, dhe për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e avokatit Hasani.
Kujtojmë se avokati Rexhep Hasani ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucioneve të drejtësisë dhe vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!