Share on

Facebook

U.d. Kryeprokurori Njazi Rexha vazhdon takimet e hapura me qytetarë

Mitrovicë, 22 gusht 2024 – Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha, si pjesë e agjendës javore, e ka caktuar ditën e enjtë nga ora 13:15 – 15:00, për takime me qytetarë.

Gjatë këtyre javëve interesimi për takim me U.d. Kryeprokurorin Rexha ka qenë mjaft intensiv. Qytetarët kanë shprehur falënderimin për mundësinë dhe transparencën e treguar nga kreu i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndërkaq z. Rexha ka shprehur gatishmërinë dhe përkrahjen e institucionit që ai drejton rreth kërkesave të qytetarëve, duke u dhënë edhe sqarimet e duhura.