Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

31 Tetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetepesë (95) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për gjashtë (6) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar katër (4) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

2-7 25-25 16-19 3-6 5-5 6-6 20-27 77 – 95
Ndalimet 4 6 5 1 16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       1-3 2-2 1-1 4 – 6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se kanë kryer veprat penale, “Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së,  “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi  parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, “Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ”Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për shkak se kanë kryer veprat penale, “Krime lufte kundër popullsisë civile“ e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “ LP-RSGJ”), si ligj në fuqi në kohen e kryerjes se veprës penale.

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda – prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona për veprën penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje“ nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:    

 Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, ” nga neni 267 i KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike‘, një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘’, një (1) person për veprat penale ‘’Armëmbajtje pa leje‘’ dhe ‘’ Manipulimi me prova‘’, një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor‘’, si dhe një (1) person veprën penale ‘Vjedhja e rëndë‘’.

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje” të përfshirë në një rast.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ” Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,  për vepra te ndryshme penale,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale” Zjarrvënia”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.