Mitrovicë, 02 gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani.
Kryeprokurori Ujkani nga 1 janari i vitit 2021 ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Më herët z. Ujkani ka ushtruar detyrën e prokurorit në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë dhe prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.
Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë.