Prokuroria Themelore Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

– Departamenti për Krime të Rënda,
– Departamenti i Përgjithshëm,
– Departamenti për të Mitur 

Prokuroria Themelore në Gjilan mbulon territorin e Gjilanit, Kamenicës, Ranillukut, Novobërdës, Vitisë, Kllokotit, dhe Parteshit.  

Prokuroria udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka katërmbëdhjetë (14) prokurorë së bashku me Kryeprokurorin dhe dyzeteshtatë (47) persona staf mbështetës/administrativ.

Në administratën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, janë të angazhuar 47 persona, staf mbështetës, prej tyre:

  • U.D. Administrator (1)
  • Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores (1)
  • Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional (9)
  • Zyrtarë për Monitorim dhe Informim të Mediave (1)
  • Zyrtarë për Buxhet dhe Financa (1)
  • Zyrtarë të Teknologjisë Informative (1)
  • Përkthyes (2)
  • Zyrtarë Ligjorë (11)
  • Sekretar juridik (3)
  • Referent (7)
  • Arkivistë (3)
  • Zyrtarë për distribuimin e dokumenteve (2)
  • Zyrtarë për transport (3)
  • Recepcionist (1)
  • Zyrtarë teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes (1)
  • Zyrtar për Ndërmejtsim (1)