Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 8 persona

Gjilan, 27 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 20 – 26 janar 2025, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetë (50) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetenjë (61) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave,
  • – tridhjeteshtatë (37) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – 16 kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së,
  • – dyzetepesë (45) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë.

 

Nga prokurorët kujdestar gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar tetë (8) persona, për vepra të ndryshme penale.