Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore

Gjilan, 4 nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 28 tetor – 3 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej njëzetenëntë (29) kallëzime penale, ndaj tridhjetepesë (35) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – tridhjetekatër (34) aktakuza, ndaj dyzet (40) personave,
  • – tridhjetedy (32) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – tetë (8) ankesa,
  • – tre (3) persona të ndaluar,
  • – tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj tre (3) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetekatër (34) persona.