Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 28 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 21 – 27 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetepesë (55) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetenjë (61) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – tridhjetetri (33) aktakuza, ndaj tridhjeteshtatë (37) personave,
  • – dyzet (40) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – tri (3) ankesa,
  • – tetë (8) persona të ndaluar,
  • – tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj tetë (8) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetepesë (25) persona.