Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 21 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 14 – 20 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjetenjë (31) kallëzime penale, ndaj tridhjetetetë (38) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,
  • – tridhjetepesë (35) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – shtatë (7) ankesa,
  • – katër (4) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
  • – katër (4) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
  • – njëmbëdhjetë (11) persona të ndaluar,
  • – tetë (8) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetenëntë (39) persona.