Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 26 Korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë kësaj jave, nga data 22 – 26 Korrik 2024, përmes shkrimores ka regjistruar dyzet (40) kallëzime penale me gjashtëdhjetenjë (61) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj jave nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë proceduar:

  •    ● njëzetegjashtë (26) aktakuza,
  •    ● shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit,
  •    ● njëzetetri (23) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  •    ● tetëmbëdhjetë (18) raporte për mbyllje,
  •    ● njëqindenjëzetetre (123) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
  •    ● tetë (8) kërkesa drejtuar QPS-së dhe ZMNV-së,
  •    ● dy (2) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
  •    ● tri (3) raste të zgjidhura përmes procedurës së ndërmjetësimit.

Gjithashtu, nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj jave janë intervistuar tridhjetedy (32) persona.