Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

17 Prill 2025   Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si  dhe ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tre (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndyyshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave  për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

4-5 2-4 3-3 7-7 2-2 4-4 3-4 25-29
Ndalimet 2 3 2 1 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 ///////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurori të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Falsifikim dokumenteve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) persona, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuoria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, kurse një (1) person tjetër për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tre (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, dhe atë me detaje si më poshtë:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale; “Falsifikim i dokumenteve”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ dhe ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave  për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave apër veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë(7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.