Prokuroria Themelore Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
 -Departamenti për Krime të Rënda,
 -Departamenti i Përgjithshëm,
 -Departamenti për të Mitur
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbulon territorin e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.
Prokuroria e Ferizajt udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka shtatëmbëdhjetë (17) prokuror së bashku me Kryeprokurorin dhe pesëdhjetë e tre (53) persona staf mbështetës/ administrativ.

Administrata

Në administratën e Prokurorisë  Themelore në Ferizaj janë të angazhuar gjithsej 45 persona, staf mbështetës. Prej tyre:

Administrator (1),
Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores (1),
Bashkëpunëtorë profesional (6),
Zyrtarë për Informim dhe Monitorim të Mediave (1),
Zyrtarë për Buxhet dhe Financa (1),
Zyrtarë të IT-së (1),
Përkthyes (1),
Zyrtarë Ligjor (16),
Sekretare juridike (2),
Referentë (4),
Arkivistë (3),
Zyrtar për Distribuimin e Dokumenteve (2),
Zyrtarë për Transport (3),
Recepsionist (1)
Zyrtarë Teknik i Kontrollit dhe Mirëmbajtjes (2).