Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 Shtator 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e pesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetë e dy (72)  personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona,  dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa  për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar,  ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

21-23 8-9 23-23 3-4 4-5 6-8 65- 72
Ndalimet 3 2 1 1 1 1 9
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-3 2-2 1-1 1-1 7-7
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                 //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”, dhe një (1) person për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,  ndërsa Departamenti  për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave

psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhuna në Familje”, “Kanosja” si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në Familje”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

 

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e Rëndë”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të secili veç e veç ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaju’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe “Kanosja”  sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktkauza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të prokurorit kudestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale  “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.