Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 Gusht 2024 Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tridhjetë e tre (33) persona të dyshuar, janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, si dhe janë realizuar tri (3) urdhërkontrolle ku janë sekuestruar disa armë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona si dhe ka ngritur ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, janë realizuar tri (3) urdhërkontrolle dhe janë sekuestruar disa armë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimitkundër një (1) personi,  si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në raste të ndara, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

10-10 9-12 6-6 7-7 32-35
Ndalimet 3 9 1 5 9 4 2 33
Paraburgimet:

kërkesat – personat

5-6 2-2 1-1 1-1 2-2 11-12
Bastisjet 3 3
Sekuestrimet 1 1

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                                                                                   //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vrasja  në tentativë”,

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) kërkesë për dy (2) persona për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshur, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, për këto raste penale: tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, dy (2) persona në dy raste të ndara për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dy (2) persona për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor’ dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale ““Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” sipas KPRK-së.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepat penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Ngacmimi’’.

Bastisjet:

Pas raportimit të rastit për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, në të cilin rast janë ndaluar tre persona, me urdhër të prokurorit, janë realizuar tri (3) urdhërkontrolle në shtëpitë dhe objektet e të pandehurve të përfshirë në rast, në komunën e Vitisë, ku janë sekuestruar disa armë.

Sekuestrimet:

Pas realizimit të bastisjeve, janë sekuestruar këto armë:

  • Një pushkë automatike A-47, me dy karikator dhe 4 fishekë,
  • 17 gëzhoja 7.62mm.,
  • Një (1) pistoletë model SIG 1, kalibrit 9 mm me një fishek në tytë, 2 fishekë të njëjtit kalibër dhe një gëzhojë të shpërndarë ne tokë në vend ngjarjes,
  • 32 fishek kalibrit 9 mm,
  • Një (1) Pushkë Gjuetie CIF-San,
  • Një (1) pistoletë SIG SAUER me dy karikatorë,
  • 28 fishek të kalibrit 9X19 mm.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Kanosja”dhe “Sulmi”, një (1) person, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për veprat penale penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe një (1) person, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6)  aktakuza kundër gjashtë (6)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penalePosedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, një (1) kërkesë është parashtruar ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.