Prishtinë, 08 Gusht 2024– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14), për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 14-14 | 1-1 | – | 4-4 | 1-1 | 7-7 | 5-5 | 32-32 |
Ndalimet | – | 6 | 2 | 2 | 1 | 3 | 4 | 1 | 19 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 3-3 | – | 1-1 | – | – | – | 1-1 | 5-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Vrasja e rëndë”, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe dy (2) persona për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Mospërfillja e gjykatës”
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14), për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
-
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Ngacmimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dëmtimi i varreve apo kufomave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“, një (1) person është ndaluar për veprat penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe dy (2) persona për veprën penale ”Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave ”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” me fatalitet dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti për të Mitur, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të mitur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lëhtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.