Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 07 Gusht 2024 Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e nëntë (39) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

10-10 6-12 3-5 3-4 5-5 3-3 30-39
Ndalimet 7 2 4 3 1 3 20
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 3-3 6-6
Bastisjet
Sekuestrimet

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                                                                              //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Mospërfillja e gjykatës”, dhe një (1) person për veprën penale “Grabitja”.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” një (1) person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e

Punës dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjitshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë

                                               //////

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja” si dhe (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit një (1) person, për veprën penale ” Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale ”Sulmi seksual”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Ndërsa, në një rast janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”njëri nga ta është ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar  në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe një (1) person i mitur në kohëzgjatje prej 24-orësh.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.