30 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e nentë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetë e tetë (98) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka prashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 16-18 | 17-27 | 5-5 | 7-7 | 6-10 | 17-17 | 11-14 | 79-98 |
Ndalimet | – | 3 | 3 | 2 | – | 6 | 1 | – | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | – | 2-2 | – | 1-1 | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
//////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Departamenti për të mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) persona, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Rastet e posaçme te falsifikimit të dokumenteve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Lëndim i lehte trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Cenimi i fshehtësisë se votimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) të dyshuar, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor, “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”. Një (1) person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” si dhe, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, , gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar . Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) persona i ndaluar për veprën “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna ne familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepër penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti për të Mitur, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.