27 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15)) persona të dyshuar, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në koëhzgjatje prej 48-orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 6 | 5 | 2 | – | – | – | 2 | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | – | – | 1-1 | 1-1 | 2-2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
//////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Sulmi’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosja’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, në dy raste të ndara, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalime nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me vendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
//////
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
//////
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së. Po ashtu, një (1) person është ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Pergjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.