Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

26 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e katër (54) aktakuza kundër pesëdhjetë e nëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepër penale, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person,  si  dhe ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin  e masës paraburgimit  dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

7-8 7-9 8-9 18-19 6-6 4-4 4-4 54-59
Ndalimet 6 1 2 1 10
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 2-2 1-1 3-3 7-7
Bastisjet
Sekuestrimet  

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                 //////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar katër (4) persona,  për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëmme urdhër te Prokurorit te shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) persona, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për  veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë , ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria  Themelore  në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e  masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

 

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza kundër një (2) personave, vepra penale ”Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër një (2) personave, vepra penale ”Rrezikim i trafikut publik”.

Një (1) aktakuzë kundër dy   (2) personave, vepra penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’Mospërfillja e gjykatës ’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale  ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  “Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, dhe “Shtrëngimi ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’ Falsifikimi i parasë”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore Gjakovë, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mashtrimi”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.