Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

18 Prill 2025   Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e gjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e nëntë (69) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar tetë (8) persona ptë dyshuar për vepra të ndryshme penale,  si  dhe ka ngritur njëzetë e dy (22) aktakuza kundër njëzetë e shtatë (27) persona për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

22-27 11-16 11-12 1-1 3-4 4-5 4-4 56-69
Ndalimet 8 1 1 4 6 20
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                                                                                 //////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të rënda- me urdhër te Prokurori te shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitje’’.

Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurori të shtetit ka ndaluar katër (4) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e dy (22) aktakuza kundër njëzetë e shtatë (27) persona, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Manipulimi me prova”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj. ”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave, dhe atë me detaje si më poshtë:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi me Subvencione”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (3) personave për veprën penale; “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale; “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale; “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale; “Dhuna në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Kanosja“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë“, si dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.