Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 Prill 2025   Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprës penale, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave.

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1  të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) persona të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

11-12 2-3 1-1 1-1 3-3 7-7 25-27
Ndalimet 1 2 2 1 6
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1  të Kodit nr. 06/L-074  Penal të Republikës së Kosovës.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person tjetër i dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) persona, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuoria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbjajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë , ka ndaluar një (1) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka aprashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

 

Aktakuzat:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” dhe “Lëndim i lehtë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Posedimi i paautorizuar  i substancave  narkotike ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimi nën betim”.


 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mundësimi dhe detyrimi në prostitucion’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

                                                               //////

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngriturshtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.