13 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | – | 2 | 1 | 1 | 3 | – | – | 7 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
//////
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale: “Sulmi” dhe “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
//////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
//////