30 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shatëdhjete e një (71) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave , të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur njëzetë e dy (22) aktakuza kundër njëzetë e gjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndyrshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 22-26 | 22-30 | 6-6 | 5-11 | 4-4 | 12-13 | 71-90 | |
Ndalimet | – | 6 | 2 | 2 | – | – | 1 | 11 | |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | – | 1-1 | – | 2-2 | |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për krime të Rënda – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale ‘’Grabitje’’.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar kandaluar tre (3) persona për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimi’’ si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale‘’Vjedhje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e dy (22) aktakuza kundër njëzetë e gjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë’’
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ’’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘Vrasja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Falsifikimi i dokumentave’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor’ dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Pejë:
//////
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.