21 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër dyzet e shtatë (47) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 15-22 | /
|
/ | 4-5 | 4-4 | 8-8 | 5-8 | 36-47 |
Ndalimet | / | 2 | 6 | / | / | 3 | / | 1 | 12 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | / | / | / | 1-2 | / | 1-1 | / | 2-3 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale‘’Kanosja’’,dhe një (1) person per vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër Njëzet e dy (22) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Punimet ndertimore të kundërligjshme’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.
Tre (3) persona për vepren penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dy (2) persona në dy raste ndaras për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
//////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.
Aktakuzat:
Prokuroia Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Marrja e Ryshfetit”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundë rtre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.