Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 Gusht 2024– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, është realizuar një (1) bastisje në një lokacion në komunën e Gjilanit si dhe është një (1) kërkesë për sekuestrim të armëve.

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, me veëndim të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në koëhzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) bastisje në një lokacion në komunën e Gjilanit dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim të armëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 2 2 3 2 3 5 2 19
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2
Bastisjet 1 1
Sekuestrimet 1 1

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit special, ka  ndaluar dy (2) persona, një person i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” 267 i KPRK-së,  kurse, personi i dytë i dyshuar për veprën penale “Vrasja” nga neni 172 i KPRK-se dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 të KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 dhe veprën penale“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona për 48 orë. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Bastisjet:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, është realizuar një (1) bastisje në një lokacion në komunën e Gjilanit, e cila ndërlidhet me ndalimin e tre personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim të armëve:

  • Një (1) revole,
  • Dy (2) karikator të zbrazur,
  • Një (1) kuti e revoles,
  • Dy (2) pushka gjuetie,
  • Gjashtë (6) fishekë.

 

Rastet tjera me interes për publikun:

Më datë 04 gusht 2024, në fshatin Shillovë, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh në një rast, dhe në një rast tjetër ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

                                                                           //////

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimii i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.