13 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar si dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka ushtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8)personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatjeprej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 8-8 | 3-4 | – | 1-1 | 9-15 | 2-2 | 3-5 | 25-35 |
Ndalimet | 5 | 5 | – | – | 1 | 7 | – | – | 18 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 4-4 | 3-5 | – | – | – | – | – | 7-9 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Për tre (3) të pandehur ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer këto vepra penale: “Hyrje e paautorizuar kompjuterike” nga neni 277/D, “ Keqpërdorim i pajisjeve dhe programeve kompjuterike, nga neni 277/G, “Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve” nga neni 277/H, të parapara me Ligjin nr 08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal i Republikës se Kosovës, si dhe Mashtrimi “nga neni 323 lidhur me nenin 31 te Kodit nr.06/L-074 Penal i Republikës se Kosovës.
Ndërsa, për një (1) të pandehur ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer këto vepra penale: – Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse” nga neni 364 par.2 lidhur me par1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ngase janë plotësuar te gjitha kushtet e parapara me nenin 162 par 1 nen par 1.1, 1.2, 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja grabitqare”.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesën për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesën për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë për një (1) person për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprat penale “Dhuna në familje” .
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) akakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
//////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatjeprej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Fajdja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuz, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuz, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuz, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuz, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuz, kundër tre (3) personave, për veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.