12 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e tetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetë e katër (54) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 8-8 | 6-8 | – | 7-8 | 12-15 | 7-7 | 8-8 | 48-54 |
Ndalimet | – | 4 | 5 | 1 | – | 4 | – | 1 | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | – | 1-2 | – | – | 1-1 | 4-5 | |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) akakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) akakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) akakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 të KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, shpërndarja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narktikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprave penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprave penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër teeetttë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.