07 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër tridhjetë e shtatë (37) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 12-13 |
2-4
|
/ | 4-4 | 4-6 | / | 10-10 | 32-37 |
Ndalimet | / |
4
|
1 | 2 | / | 2 | / | / | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | / | / | / | / | 1-1 | / | / | 1-1 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprat penale “Përgatitja për kryerjen e vrasjes”, Prezantimi i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrimi”.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, dhe një (1) person për veprën penale për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) për veprën penale “Vjedhje “ dhe një (1) person tjetër për veprat penale “Dhuna në familje” si dhe veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
//////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.