Prishtinë, 04 Gusht 2024– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit special, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, si dhe kjo Prokurori ka realizuar një (1) bastisje në regjionin e Gjilanit.Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | 4 | 2 | 1 | 4 | – | – | – | – | 11 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1-5 | – | 2-2 | – | – | – | – | – | 3-7 |
Bastisjet | 1 | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit special, më 04 Gusht 2024, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
Bastisjet:
Urdhëri për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të provave dhe pasurisë së specifikuar ( të shtëpisë apo banesës, të lokalëve të tjera dhe të pronës ) është zbatuar nga Policia e Kosovës me datë 03/08/2024 në regjionin e Gjilanit.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulm seksual”
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjitshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer vepra penale. Dy (2) persona anë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ” dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
//////
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
//////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
//////