Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

19 tetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  tridhjetë e një (31) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (5) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

 Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5)  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

9-10 4-4 5-10 1-1 5-5 7-8 31-38
Ndalimet 4 5 2 1 5 2 19
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 1-1 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

                                      //////////////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndalur, një person për veprën penale “Sulmi seksual”

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar. Prej tyre, katër (4) persona në katër raste të ndara janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

 Kërkesat për caktim të parabrugimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

 Prokuroria Themelore në Pejë, kaparashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin e veprës penale ‘’Fotografimi apo incizimet e tjera të paautorizuara’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

6.   Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithsëm, ka ndaluar dy (2) persona, të përfshirë në një rast ,në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar dy (2) persona, të përfshirë në një rast tjetër, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja” .

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5 personave,  për vepra të ndryshme penale.

 

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.