Prokuroria Themelore Ferizaj

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 Shtator 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në pesë raste të ndara, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 4 5 1 10
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-5 4-4 7-9
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                 //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në pesë (5) raste të ndara, si në vijim: një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person për  veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, në pesë raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

                                 //////

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

                                 //////

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

                                 //////

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

                                 //////