Prokuroria Themelore Ferizaj

Share on

Facebook

Vrasje e rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 10 Gusht 2020 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dyshuari B. Ç ., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën “Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjerën M. Ç , rreth moshës 83 vje ç are.

Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari B. Ç ., me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Ferizaj