Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Ferizaj u vizitua nga U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Ferizaj, 6 Maj 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë ditës së sotme, u vizitua nga U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z.Besim Kelmendi dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, z.Bahri Hyseni dhe z.Idan Smajli.

Gjatë kësaj vizite, të njëjtit u pritën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj z. Burim Çerkini, qëllimi i së cilës ishte verifikimi i zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me efikasitetin e trajtimit të kallëzimeve penale nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Po ashtu, gjatë këtij  takimi u theksua rëndësia e efikasitetit të trajtimit të lëndëve, e posaçërisht të rasteve në hetime.