Share on

Facebook

Prokuroria e Ferizajt gjatë muajit tetor ka ngritur 32 aktakuza kundër 34 personave për Dhunë në Familje

Ferizaj, 01 Nëntor 2024  – Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit Tetor 2024, ka pranuar njëzet e dy (22) kallëzime penale kundër njëzet e tre (23) personave, për veprat penale që lidhen me dhunë në familje.

Ndërsa, gjatë muajit tetor nga kjo prokurori janë ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave, për veprat penale që lidhen me dhunë në familje.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.