Share on

Facebook

Ndalohet një person për veprën penale “Dhunimi”

Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.
Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.