Prokuroria Themelore Ferizaj

Share on

Facebook

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”

Ferizaj, 23 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 Gusht 2024, në Ferizaj në motelin “Bronkly”, me kanosje se do ti publikoj fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B.,  që të takohet fillimisht me restorantin “Hib Petrol” e pastaj e ka dërguar në motelin “Bronkly”, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do ti publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale “Dhunimi”nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.