Share on

Facebook

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Ferizaj, 30 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve:B.Z., dhe B.Z., -nga komuna e Pejës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12, në fshatin Greme, komuna Ferizaj, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta fusin në automjetin e tyre Audi”, ngjyrë e zezë, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrin të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të  të dëmtuarit B.B., mirëpo i njëjti arrin të kërcej në oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit, si dhe në këmbën e djathtë,- me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasje në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit që nga sot, më 30 Prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.