Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

2 Maj 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) këreksë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre  (3) person të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin  e masës paraburgimit kundër njuë (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 3 2 8
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 1-1
Bastisjet
Sekuestrimet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                 //////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

                              /////

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhunimi”sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar tre  (3) person të dyshuar. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”,  një (1) person i ndaluar për vepren penale “Pengimi i personit zyrtar” dhe një persona i ndaluar për vepren penale  “ Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria  Themelore  në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e  masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

                         //////

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

                        //////