Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

28 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ushtruar një (1)  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 2 5
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 4-5 5-5
Bastisjet
Sekuestrimet        –

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                 //////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person  për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mashtrimi’’, si dhe  ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për  një (1) person për vepër penale ‘’ Mashtrimi’’.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, ky departament ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

                       //////

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

                     //////

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

                       //////

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

                      //////