1 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e tridhjetë e nëntë (139) aktakuza kundër njëqind e pesëdhjetë e tetë (158) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe ka parashtruar (1) kërkesë ne Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ushtruar një (1) kërkese për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave,, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mituri, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 60-67 | 13-15 | / | 8-9 | 4-4 | 29-30 | 25-33 | 139-158 |
Ndalimet | 1 | 1 | 3 | / | / | 1 | 2 | 1 | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1-1 | 1-1 | 2-2 | 1-1 | / | 2-2 | / | 1-1 | 8-8 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me 28 Shkurt 2025 , ka marr Aktvendim për ndalim të një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK ), më datë 01.03.2025, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special për caktimin e paraburgimit ndaj nje (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër te Prokurorit te shtetit, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psiktrope ose analoge’’.
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Dy(2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Manipulimi me prova’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojte ndërkombëtare’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunimi’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Privimi kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Detyrimi” dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mashtrimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale ‘’Kanosja’’
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mituri, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mituri, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje“, “Kanosja“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, si dhe një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje“, “Kanosja“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ““Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.